Pas mbylljes së kufijve 20 shtetas shqiptarë kanë ardhur në këmbë nga Hani i Hotit në Shkodër, ku kanë ngelur në vend numëro pasi askush nuk i lejon të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë.
Ata kanë shkuar pranë Komisariatit të Policisë Shkodër por nuk janë pajisur me autorizim. 20 shtetasit shqiptarë kanë kaluar ne doganën e Hanit të Hotit pasi janë njoftuar se mbyllet kufiri. Prej 15 ditësh ata kanë qenë në Malin e Zi ku punojnë si punonjës krahu. Ata i bëjnë apel shtetit që t’i lejojë të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë.