Nuk kanë kaluar as 2 javë pasi i dha fund marrëdhënies së saj 4-vjeçare me aktorin e njohur të Hollivudit, dhe modelja Irina Shayk u shfaq në një sfilatë në Itali. Mesa duket bukuroshja i është rikthyer punës me kohë të plotë.
Ajo iu bashkua kolegeve Stella Maxvvell, Gigi dhe Bella Hadid në këtë event special që shënoi rikthimin e fuqishëm të Irina-s.
Shfaqja e modeles në sfilatë vjen pas raporteve të mediave se ajo dhe Bradley vazhdojnë të jenë të bashkuar për hir të vajzës së tyre 2-vjeçare Lea.
Një burim tha për “People” se edhe pse u ndanë pas katër vjetësh, Irina dhe Bradley kalojnë kohë së bashku si familje për vajzën e tyre.



