Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund martesës së tyre, dhe secili po e përballon në mënyrën e tij. Tashmë që gjërat janë qetësuar paksa, duket se të dyja palët janë gati të ecin përpara, sidomos Miley. Dhe veprimi i radhës i saj ishte dedikimi i një tatuazhi të gjithë kësaj situate.
Mbrëmjen e djeshme teksa ishte e pranishme në VMAs, të gjithë vunë re tatuazhin e saj të ri që është definitivisht i frymëzuar nga ndarja me Liam. “Koka ime ndihej e frikësuar, por zemra ime ndihej e lirë.”- shkruhet në të dhe është një pjesë e tekstit të këngës “The Thing” nga Pixies. Dhe i gjithë teksti i kësaj kënge është shumë i përshatshëm me atë që Miley po kalon.
Burime pranë ET janë shprehur se këngëtarja nuk do të flasë me askënd për momentin, por ndjen nevojën të eksplorojë veten, seksualitetin dhe muzikën e saj. Prandaj kohët e fundit e gjeni në studio duke punuar. /Blitz.al/