Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas ndarjes nga Luiz Ejlli, vajza e Jozefina Topallit bashkëjeton prej 1 viti me të dashurin e ri (FOTO)

11:51 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luiz Ejlli megi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari Luiz Ejlli dhe vajza e Jozefina Topallit, Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare në vitin 2017. Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi. Dyshimet, në atë kohë u përforcuan akoma më shumë kur këngëtari shkodran postoi në “Facebook” këngën ‘Uomini soli’, bashkëngjitur së cilës shkruante: “Për të gjithë meshkujt e vetmuar”.

Megi nuk foli për ndarjen e bujshme, ndërsa Luiz-i pranoi të fliste për herë të parë në emisionin “Pasdite në në Top Channel”, duke e përshkruar atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin, si një flluskë sapuni. Luizi tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”. E ndërkohë që këngëtari ende nuk ka të reja nga fusha rozë, të paktën me sa dimë ne, Megi e ka rigjetur dashurinë!

Vajza e Jozefina Topallit është fotografuar me partnerin e saj në ish-Bllok, me të cilin bashkëjeton prej një viti. “Iconstyle.al” ka siguruar fotot e çiftit teksa ecin të dy pranë njëri-tjetrit. Në shkurt ajo u fotografua për herë të parë me djaloshin misterioz në një lokal në Tiranë, por tashmë “iconstyle.al” ka mësuar se lidhja e tyre është konsoliduar.

Çifti i ri është parë duke pirë kafe me Jozefina Topallin, pranë shtëpisë së kësaj të fundit në ish-Bllok. Tani që lidhja e tyre është bërë familjare, Megi del hapur me partnerin e saj dhe nuk fshihet!

megi topalli

Jozefina Topallit Megi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.