Loredana është larguar, dhe destinacioni i saj është Spanja, ku ka marë me vete dhe vogëlushen Hana.
Sigurisht nuk bëhet fjalë për një largim përgjithmonë të saj drejt këtij shteti, por mesa duket reperja do të realizojë një klip të ri.
Megjithatë Loredana nuk ka dhënë detaje por kohëve të fundit ajo është parë shpesh në studio duke punuar në këngë të reja.
Pas ndarjes më Mozzik Loredana ka shkuar vetëm edhe nëpër koncertet ku ishte parashikuar të ishin bashkë e mesa duket reperja po punon e vetme.
Ndërkohë që ajo po performon në vende të ndryshme jashtë trojeve shqiptare, Mozzik po këndon bashkë me Getinjon në koncerte brenda trojeve shqiptare nga Tirana në Prishtinë.