Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Pas ndarjes nga Shakira-n, Pique drejt altarit me Clara-n

23:59 / March 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pique 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orët e fundit ka dalë ajo që mund të jetë një bombë e vërtetë në marrëdhënien mes Gerard Pique dhe Clara Chia. Ish-futbollisti mund të jetë duke menduar të marrë një vendim në lidhje me të dashurën e tij aktuale, duke bërë diçka që nuk e ka bërë kurrë në lidhjen e mëparshme me Shakirën.

Nëse thashethemet janë të vërteta, mund të jetë një motiv i mëtejshëm që këngëtarja të zemërohet me të. Ndoshta do të kemi edhe një referencë për të në një këngë të ardhshme.

Sipas programit ‘Fiesta’, ish-lojtari i Barcelonës dhe Clara Chia mund të martohen pasi “janë shumë të dashuruar”. Kujtojmë që Pique dhe Shakira, të cilët në lidhjen e tyre 11-vjeçare kishin dy fëmijë, nuk u martuan. Edhe pse në këtë rast mund të ketë të bëjë më shumë me Shakirën sesa me Piquen, pasi këngëtarja nuk ishte pro një dasme, siç e pranoi edhe në disa deklarata të së shkuarës.

“Më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si grua, preferoj që ai të më shohë si të dashurën e tij”, tha Shakira më parë.

Gjithçka që ka të bëjë me Pique-n dhe Klarën ka qenë një burim zemërimi për Shakirën, siç e ka treguar ajo në tekstet e saj të fundit në ‘BZRP Music Sessions 53’. Kënga është bërë një hit në mbarë botën, duke e bërë ndarjen e saj nga ish-lojtari i Barcelonës një pikë të pashmangshme bisede publike.

Sa i përket Pique dhe Clara Chia, marrëdhënia e tyre po forcohet çdo ditë e më shumë. Ata prej javësh jetojnë së bashku, zyrtarisht, në një apartament që ish-futbollisti ka në një nga zonat më luksoze të Barcelonës. Tani ka filluar të flitet dhe për dasmë. Sipas burimeve Clara nuk do që të jetë një dasmë e madhe, ajo e do të jetë diçka shumë intime.

clara martese Pique
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.