Trajneri i Çekisë Jaroslav Silhavy, ka pranuar se fitorja e sotme e Kosovës ishte e merituar, gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.
Kosova po shkruan histornië tha Silhavy, ndërsa përshëndeti dhe lojtarët e Kosovës duke pohuar se ishin në nivel të lartë dhe këtë e tregonin qartë sipas tij, gjestet që ata bënin në fushën e lojës.
‘Kosova është duke krijuar një histori. Është e dukshme që të gjithë djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës janë lojtarë që luajnë jashtë vendit dhe mjafton kur e shikojmë që gjestet në fushë të Muriqit tregojnë se më të vërtet kjo është një kombëtare në ngritje. Po bën histori. Nuk duhet të themi një shtet i vogël dhe me thënë se nuk ka ekip të madh, ka ekip të madh dhe po shkruan historinë’, u shpreh trajneri Jaroslav Silhavy.