Policia Kufitare e Portit Sarandë, ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit. Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.
Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut. Me konkretisht u bë i mundur bllokimi i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H. Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.