Pak ditë më parë gazetari Thimi
Samarxhiu i kushtoi një reportazh një dite pune të hetuesve të koronavirusit,
epidemiologëve të ISHP-së që shkojnë çdo ditë në vatrat e virusit.
E menjëherë pas kësaj detyre ai së bashku me operatorin i janë nështruar
testeve për COVID-19.
Fatmirësisht ditën e sotme ka dalë edhe rezultati për gazetarin dhe operatorin, të cilët kanë rezultuar negativ për virusin SARS-COV-2, një lajm i mirë si për ata dhe për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e televizionit News24 që padyshim kanë qenë nën tension gjatë kësaj periudhe. Gazetari Samarxhiu ka publikuar edhe formularin e ISHP: