Pas ndarjes me aktoren Emma Smet, futbollisti Kylian Mbappe u komentua për lidhjen e tij me modelen Ines Rau. Ajo u bë e famshme në mbarë botën në vitin 2017 si modelja e parë transgjinore që doli në një kopertinë të Playboy.
Etiketimet dhe paragjykimet nuk i kanë pëlqyer aspak modeles, e cila ka vendosur të reagojë publikisht.
“Më bezdis fakti që në të gjitha intervistat që bëj, me TV dhe radio, më pyesin për orientimin tim seksual dhe për mua që operohem dhe të bëhem transgjinore. Kjo ishte diçka që ndodhi në jetën time, një tranzicion, por operacioni nuk pasqyron se kush jam unë si person. Më bezdis pak që më shohin vetëm si trans”, u shpreh ajo.