Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pas pezullimit nga detyra, nuk ndalet Arben Malaj: Do të shkoj deri në Gjykatën Europiane për të mbrojtur të drejtat

23:11 / December 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A. Malaj BSH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tiranë, profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, tha se ka pritur prej 7 muajsh që të thirret sipas ligjit për t’u dëgjuar në komisionet parlamentare përkatëse pas kërkesës së një grupi deputetësh, që ai të largohet nga bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Zoti Malaj i bëri komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” mbrëmjen e të enjtes, pas lajmit se qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës së Bankës Qendrore.

“Pavarësia e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kam shërbyer me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në të gjithë institucionet dhe postet për dy dekada. Kam trajtuar publikisht problemet që ka qeverisja e vendit tim” – nënvizoi Malaj.

Ai shtoi se rikthimi i emrit të tij ne temat e angazhimit të qeveritar bëhet për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta që ka vendi me menaxhimin e dëmeve të tërmetit.

“Ata deputetë që më akuzojnë nuk kanë asnjë argument dhe unë do të shkoj deri në Gjykatën Europiane për të mbrojtur të drejtat dhe pavarësinë e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Ajo që nuk u bë për 7 muaj u bë sot për 7 sekonda. I kam kërkuar parlamentit shqiptar të më dëgjojë dhe të mos trajtojë si të dënuar politik”, – theksoj Malaj.

Arben Malaj detyra Gjykata mbrojtur pezullimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.