Që pas largimit nga politika aktive, daljet e ish-kryeministrit Fatos Nano kanë qenë të pakta. Mirëpo, së fundmi, ai është fotografuar në rrugët e kryeqytetit.
I veshur thjesht dhe nën shoqërinë e një personi tjetër, ai ka ndaluar në trotuar, duke vështruar i interesuar titujt e disa librave të përdorur.
Pak kohë më parë, në media u përfol për problemet shëndetësore të tij. Në një video të publikuar kohë më parë, Nano shihej në karrocë me rrota duke hyrë brenda ambienteve të një spitali. Por, tashmë, duket që shëndeti i Nanos është përmirësuar.