Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka kursyer falenderimet për mbështetësit e opozitës dhe gazetarët që i kanë ndjekur në protestën e djeshme përgjatë 9.7 kilometrave rrugë.
“Ishte diçka e paprecedent. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ecëm për 9.7 kilometra”, tha Basha në një takim me gazetarët në selinë blu.
“Zemra e protestët vazhdon të jetë kryeqyteti, ndaj dua të shpreh mirënjohje të madhe për rininë, por edhe atyre që erdhën nga skajet e vendit”, vijoi Basha.
