Raportet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta duket se janë krisur. Berisha ditët e fundit është distancuar nga ish-presidenti, ku përveçse se ka nisur të bëjë fushatë veçmas, po tregon edhe se Meta nuk është më pika e tij e dobët”, duke i mbyllur madje edhe derën e bashkëpunimit, premtim që ata si një dyshe e kishin paralajmëruar prej kohësh se do ta çonin përpara.
Vitin që vjen në Shqipëri pritet të mbahen zgjedhjet lokale dhe ish-presidenti, ndërkohë që dje Sali Berisha ka konfirmuar moskandidimin e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë të Tiranës, pasi është spiun i ish-Sigurimit të Shtetit.
“PD ka qenë është dhe do të mbetet nismëtare për çdo formë lustracioni për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Natyrisht ne jemi që çdo qytetar të ketë të drejtë të njihet me dosjen e tij, dhe askush tjetër përveç atij, nëse ai nuk kërkon për t’u zgjedhur”, deklaroi Berisha dje në një konferencë për mediat nga selia blu.
Pra ish-kryeministri Berisha për herë të parë la të kuptohet qartë se nëse duhet të kandidosh, duhet të publikosh dosjen, ndërsa zbuloi se PD do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme vendore me logon e saj dhe se kjo parti është e vendosur për të mos kandidaturë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, individë që kanë qenë spiunë apo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo do të thotë se askush, as Meta nuk i shmanget dot këtij kushti dhe kësaj radhe nuk e ka as Berishën me vete, duke faktuar krisjen mes tyre.
Ambicia e Metës për Bashkinë e Tiranës
Veta ish-presidenti Ilir Meta tashmë në rolin e kryetarit të Partisë së Lirisë ka lënë të nënkuptohet në daljet e tij të fundit mediatike se ka ambicie për të qenë kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Ai ka nisur një fushatë sulmesh dhe akuzash në adresë të kryebashkiakut aktual, socialistit Erion Veliaj, ndërkohë që ka zbuluar se ai do të bëjë koalicionin vetëm me opozitën, siç i etiketon ai qytetarët, ndërsa nuk përmend fare Partinë Demorkatike të udhëhequr nga “non grata” Sali Berisha. “Tirana është prioriteti i prioriteteve për mua për arsye sepse edhe unë ndjej detyrime të thella për këtë tragjedi që i ka ndodhur qytetit tonë që është bërë i pajetueshëm”, deklaroi Meta dy ditë më parë. Mirëpo kjo strategji, duket se është nuhatur nga ish-kryeministri Berisha, i cili dje jo vetëm që nuk e ka më Metën në planet e tij, por i ka mbyllur atij derën e pazareve dhe bashkëpunimit.
Ligji i dosjeve
Ndërkohë ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha foli në komunikim me gazetarët edhe në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku theksoi se kryeministrin Edi Rama hoqi ligjin e Lustracionit, i cili sipas tij, ishte bërë nga demokratët qysh në vitin 1996.
“PD siç e dini, në vitin 1996 dhe në vitin 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit, ku sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyra si të zgjedhur, pa përjashtim të atyre që kanë qenë në sigurimit. U la por u hoq lustracioni nga PS gjë që për mua e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne e kthyem të njëjtin ligj sepse e kishte pranuar Kushtetuesja e Shqipërisë, ai ligj kishte një miratim. Në mënyrë absolutisht për mua, të padrejtë, atëherë e anuloi GJK, me anëtarët në konflikte interesi. Duhet pranuar në një farë mënyrë e autorizoi komisioni i Venecias, sepse tha që nuk ka trup tjetër ta gjykojë. Ishte Edi Rama që paditi ligjin në vitin 2008”, u shpreh ai.
Dakord me Metën për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Berisha
Më tej ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike. I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.
“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha ai. Sa i përket referendumeve, Berisha tha se edhe Komisioni i Rithemelimit e ka kërkuar prej kohësh, pasi Shqipëria ka nevojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve për një sërë problematikash.
“Siç mund ta verifikoni, jemi shprehur për referendum pre kohësh, vlerësoj qëndrimin e PL për referendumet. Pse? Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e pushteteve nga Edi Rama. De facto ajo ka rënë, misionin më kryesor ka ndarjen e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si një shtyllat bazë të demokracisë, për ndarjen e balancave mes pushteteve, ky funksion ka humbur.
Janë bërë ndërhyrje në kushtetutë, të shumëllojta të cilat i kanë privuar asaj zhdërvjelltësi. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të falsin me votën e tyre. U bë një referendum në 94’, ai ishte një zhvillimin pozitiv. Që nga ajo kohë referendum ka bërë vetëm PD gjatë këtyre muajve. Shqipëria ka nevojë për zërin e qytetarëve”, nënvizoi Berisha.
