Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj duket se janë gjithë kohës bashkë. Të dy i janë ‘futut me kokë’ rrjetit më të ri social “Tik Tok”, duke postuar thuajse çdo ditë.
Së fundmi edhe ata kanë bërë sfidën “Flip the sëitch”, ku fillimisht një vajzë dhe një djalë kërcejnë para pasqyrës, dhe më pas ndërrojnë rrobat me njëri-tjetrin.
Jonida ka veshur një fustan të zi, me të cilin për pak ka treguar më shumë seç duhet, dhe më pas ia ka kaluar Romeos.
Ky i fundit, ka pasur në dorë një cigare, të cilën më pas e ka pirë Jonida. Mesa duket çifti e ka marrë shumë seriozisht rrjetin social, pasi kjo nuk është sfida e parë që kanë bërë së bashku.