Pas incidentit të dy këngëtareve shqiptare me famë botërore Bebe Rexha dhe Ava Max një tjetër artiste e njohur, Kelsea Balerini është goditur në fytyrë teksa po performonte në skenë në Outlaw Field, këtë të mërkurë.
Pas incidentit që i ndodhi teksa po performonte këngën e saj hit “If You Go Down” këngëtarja u detyrua të ndalonte përkohësisht koncertin e saj.
Në videon e cila po bën xhiron e rrjtetit duket qartë Kelsea e cila pas incidentit vrapon për në prapaskenë së bashku me violinistin që të kujdeset për syrin e saj që mesa duket ngeli i lënduar pas incidentit.
Ndërsa nuk dihet se çfarë e ka goditur saktësisht këngëtaren në fytyrë, disa fansa të cilët ishin të pranishëm në koncert mendojnë se ai ishte një byzylyk.
Megjithatë pas incidentit artistja u kthye në skenë dhe tha: “A mund të flasim vetëm për atë që ndodhi. Gjithçka për të cilën më intereson është që të gjithë ju të jeni të sigurtë. Nëse ndonjëri nga ju nuk ndihet i sigurtë, ju lutemi njoftoni dikë përreth jush.”
Incidenti që i ndodhi bëri që ajo të bënte një deklaratë në rrjetet e saj zyrtare, duke iu lutur fansave që të ndalonin hedhjen e sendeve në skenë.
