Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ndodhet në Beograd për vizitë zyrtare, pasi e kishte paralajmëruar te Samiti i “Open Balkan” që u mbajt në Ohër.
Abazoviç u prit me ceremoni zyrtare nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiç. Abazoviç do të qëndrojë në Serbi për dy ditë dhe përveç kryeministres serbe, do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeparlamentarin Ivica Daçic.
Dritan Abazoviç e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.