Mbretëria e Bashkuar po ndalon avionët civilë rusë në hapësirën e saj ajrore pas sulmit të ditës së sotme ndaj Ukrainës.
Kështu, asnjë avion në pronësi apo me qira i operuar nga personat që lidhen me Rusisë do të ndalohet në këtë hapësirë ajrore.
“Asnjë avion në një shërbim të planifikuar, i cili është në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i regjistruar në Rusi, nuk do të fluturojë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar,” – thuhet në një buletin drejtuar pilotëve nga Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar.
Linja ajrore ruse Aeroflot aktualisht operon fluturime direkte midis Moskës dhe Londrës-Heathrow dhe Gatwick, sipas faqes së saj të internetit.
Buletini gjithashtu ndalon avionët rusë nga hapësira ajrore mbi detin territorial të Mbretërisë së Bashkuar.
Kufizimi hyri në fuqi në orën 19:00 dhe është caktuar të skadojë më 23 maj.