Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me takimin që zhvilloi sot me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Përmes një postimi në Twitter, Osmani deklaron se ka shprehur përkushtimin për të vazhduar punën me aleatët – që të mundësohet sundimi i ligjit në Veri.
”Në takimin e sotëm me Escobar dhe MiroslavLajcak, shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tone”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani ka dënuar sërish dhunën e serbëve ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, policisë e gazetarëve.
”Theksoi se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar. Nënvizoi se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë. pjesëmarrjen e të gjithëve”, ka shkruar Osmani.
Escobar dhe Lajçak janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, poqë nuk ka pasur zgjidhje për çështjen e krizës aktuale. Më pas, dyshja diplomatike amerikano-evropiane, kanë udhëtuar në Beograd ku janë takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.