Rita Ora e njohur në gjithë botën si një ndër këngëtaret më të talentuara, gjithmonë ka treguar për origjinën e saj shqiptare duke na bërë të ndihemi krenare për të.
Rita është gjithashtu ambasadore e UNICEF. Me të mësuar për rënien e tërmetit në Shqipëri ,që për fat të mirë nuk kishte pasoja në njerëz, por la dëme të rënda materiale, ka kërkuar ndihmë, përmes UNICEF, në llogarinë e saj në Instagram.
“Një termet me shkallë 5.6 magnitudë e ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës, ku unë kam lindur. Tërhiqe (linkun) për të ndihmuar UNICEF, ji aty për fëmijët e prekur nga fatkeqësitë kurdo dhe kudo që janë”, , ka shkruar Rita në postimin e saj duke bashkangjitur edhe një link ku njerëzit mund të ofrojnë donacione.