Së shpejti, pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian do të jenë në gjendje të përdorin telefonat e tyre plotësisht gjatë fluturimeve.
Sipas BBC, Komisioni Evropian vendosi që kompanitë mund të ofrojnë teknologji 5G në bordin e avionëve së bashku me lidhjet mobile data.
Kjo do të thotë se pasagjerëve nuk do t’iu kërkohet më të vendosin celularin e tyre në airplane mode edhe pse kushtet sesi do të zbatohen nuk janë të qarta.
Afat i fundit për vendet anëtare që duhet të bëjnë frekuencat 5G të disponueshme për avionët është 30 qershor 2023.
