Singapori është lider në botë për pasaportat më të fuqishme për vitin 2025. Sipas të dhënave më të fundit nga Henley Passport Index, pasaporta e Singaporit ofron mundësinë për të udhëtuar pa viza në 195 shtete, duke ruajtur kështu vendin e parë për të gjashtin vit radhazi.
Pasaportat e Japonisë dhe Finlandës gjithashtu qëndrojnë në nivele të larta, duke ofruar mundësi për udhëtime pa viza në 193 shtete, duke u pozicionuar respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Po ashtu, pasaportat e shumë shteteve evropiane, si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, ofrojnë mundësi të ngjashme për udhëtime të lehta ndërkombëtarisht.
Në këtë indeks, Shqipëria renditet në vend të 43-të. Me pasaportën tonë, mund të udhëtojmë pa viza në 123 shtete të botës. Edhe pse jemi ngritur me 5 pozicione nga një vit më parë, numri i shteteve ku mund të udhëtojmë pa viza me pasaportë shqiptare nuk ka ndryshuar.
Kosova renditet në vend të 63-të për vitin 2025, pasi shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 80 vende të ndryshme të botës. Krahasuar me një vit më parë, edhe Kosova është ngritur me 5 vende në renditje, ndërsa i janë shtuar 6 shtete ku shtetasit që kanë një pasaportë të saj mund të udhëtojnë pa viza.