Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasi e qëlloi, i dogji sendet dhe rrobat në furrën e picave, detaje nga vrasja në Dhërmi

12:16 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 2024 06 07T112639
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku Gerald Shehu vrau në hotel Eraldo Nevruzin.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se autori Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit Erald Nevruzi. Sipas burimeve, përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Lexo edhe :

Related Posts

  • hoteli
    Mallkimi i hotelit ''Greccia'' ku ndodhi vrasja e Eraldos, është një biznes i larë në gjak dhe më parë
  • Muhamet Rrumbullaku
    Vrau shokun në hotel dhe u arratis drejt Greqisë, Rrumbullaku: Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të tij

Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.

Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marr një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.

Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qenë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin Grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Janë dërguar dokumentacionet për përshpejtimin e ekstradimit të autorit. Autori me viktimën konfirmohet se kanë pasur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konflikti që ka çuar në ekzekutimin e 31-vjeçarit.

Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Ndërkohë, turpi i pajetë i viktimës u gjet pak më parë në përroin e Gjipesë.

Dhërmi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.