Evi Reçin rrallë e kemi parë pjesë të shtypit rozë. Këngëtarja zgjedh ta mbajë jetën private larg vëmendjes së mediave. Ndaj çdo foto, çdo detaj rreth saj, shkakton interes.Të pranishëm në një festë, Evi Reçi është shfaqur shumë afër Erion Zeqirajt. Dy moderatorët ndajnë së bashku të njëjtin vend pune, ndaj miqësia mes tyre kuptohet, megjithatë pamjet e festës së të dyve jepnin përshtypjen për më shumë se një miqësi të pastër. E teksa Evi është hermetike për jetën private, Erioni ka qenë gjatë në vëmendjen e shtypit rozë.
Pas historive në “Big Brother”, ai vitin e shkuar ishte shumë prezent në media për shkak të historisë së tij të dashurisë me basketbollisten Blerta Ligaj. Pas bashkëjetesës prej 1 viti dhe propozimit romantik që ai i bëri partneres, çifti i ka dhënë fund.
Pak kohë më parë ai përgënjeshtroi lajmin në portale, duke pohuar se ishin ende çift me partneren. “Bëjnë shaka, nuk është e vërtetë. Bëjnë shaka, mesazhi më i bukur që ka ardhur, ngaqë po rregullojmë shtëpinë ishte nga këto që bëjnë arredimet. Më tha gjithë ai projekt i bukur kaq shpejt u prish. I thashë mos u bëj merak se do të vijmë ta bëjmë sërish shtëpinë te ju”, u përgjigj Erion Zeqiraj.
Lajmet për një ndarje të çiftit u përhapën pasi Blerta Ligaj postoi një foto në “Instagram”, ku shkruante: “Më thanë bëj një foto ta hedhësh kur të ndahesh”. Mjaftoi ky koment për të aluduar se basketbollistja dhe moderatori i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Gjatë një interviste, Blerta Ligaj tregoi se moderatori është më tolerant se ajo dhe, kur mërzitet, e mbush me lule e dhurata. “Erioni është më romantik. Bën gjithmonë surpriza jo vetëm kur kemi raste. Edhe kur mërzitem, shikoja vetëm lule te shtëpia ime. Në fillim sepse tani jetojmë bashkë.
Ndërsa Erioni shtoi: “Ka pasur debate. Kur nuk je në një shtëpi, është e vështirë pjesa e menaxhimit të situatave. Fillon një konflikt. Është ndryshe kur je në një shtëpi. Je më i mbledhur, më i kontrolluar. Ka shpërthime edhe nga ana ime, edhe nga ana e Blertës. Kur je nga Vlora si Blerta, mundohem t’i hap rrugë. Unë jam më me kufij.
Por duket se xhelozia i ka dhënë fund edhe kësaj lidhjeje, duke lënë gjithçka pas. E tashmë Erioni që mund të themi është ndër beqarët më të pëlqyer në vendin tonë, shfaqet shumë pranë koleges së tij, bukuroshes Evi Reçi.