Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish publikimin e 97 emrave të deputetëve, të cilët votuan dje pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Meta u shpreh se, përgjegjësia është individuale dhe gjithësecili do të duhet të përgjigjet për veprimet e tij.
Sipas kreut të shtetit, disa prej tyre do të bëhen shembull.
“Kjo do të thotë se deri tani në Shqipëri është krijuar kjo situate që të gjithë në Shqipëri shkelin rregullat, të gjithë shkelin rregullat e lojës, të gjithë shkelin Kushtetutën e pastaj i bëjnë të gjithë bashkë e hajde fillojmë nga e para. Fillojnë pastaj e ca si ndërkombëtarë… Mendoj se përgjegjësitë janë individuale. Politikanët e vendit duhet të marrin përgjegjësi. Kështu do të fillojë përgjegjësia, disa do të bëhen shembull.’-tha Meta.