Lajmi i vrasjes së Hazbie Kukës nga burri i saj Adriatik Kuka ka tronditur qytetin e Durrësit për mënyrën makabre të ekzekutimit duke e vrarë bashkëshorten e tij me thikë në zemër në sy të djalit.
Pas vrasjes së bashkëshortes, tezja e Adriatik Kukës ka deklaruar e tronditur pasi ka marrë vesh lajmin e ngjarjes.
Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al tezja e Adriatik Kukës shprehet: “T’ja bëjnë mishin copa copa.”
Ditën e djeshme Adriatik Kuka vrau gruan e tij Hazbie Kukën me thikë në zemër në sy të fëmijës 8-vjeçar dhe u largua nga nga vendngjarja. 36-vjeçarja ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit. Daja i autorit tregoi se një nga arsyet e krimit ka qenë xhelozia. Adriatik Kuka ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së në Durrës.