Një grup prej më shumë se 400 psikologësh kanë lajmëruar ditën e nesërme një protestë pranë zyrës së urdhrit të psikologut. Lidhur me këtë, në një intervistë televizive, psikologia Adelina Pjetra deklaroi se protesta është një mesazh që të zbatohet asambleja e datës 27 janar.
Ajo tha se janë duke pritur reagimin zyrtar të urdhrit të psikologut dhe se ata duhet të zbatojnë detyrën duke mbledhur këshillin dhe të hapin zgjedhjet për presidentin e ri. Sipas saj asnjë psikolog nuk do të bojkotojë punën, ndërsa bëri të ditur se do të të hapa ligjorë konkretë kundrejt asamblesë.
“Protesta nesër është reagim simbolik qytetar për ti tërhequr vëmendjen urdhrit të psikologut që të njohë asamblenë e 27 janarit dhe të marrë hapat sipas urdhrit të psikologut. Urdhri psikologut është entitet i pavarur dhe i vetmi reagim që presim është nga këshilli kombëtar dhe zonja Treska është në paligjshmëri që nga 27 janari kur është bërë shkarkimi i saj. Juristit i rikujtoj detyrën që është jurist i urdhrit të psikologut dhe jo i një psikologu.
Ata duhet të zbatojnë detyrën të mbledhin këshillin dhe hapin zgjedhjet për vendin e ri. Ne nuk po kërkojmë largimin e Treskës, ajo është shkarkuar. Në këtë pikë jemi në asamble që ka vendosur shkarkimin e saj dhe kërkojmë zgjedhje për vendin vakant. Kemi besim tek kushdo që do vijë. Aktualisht urdhri psikologut është pa një precedent, sipas statusit të psikologut brenda 10 ditëve duhet të vendosin anëtarin më të vjetër drejtues të përkohshëm. Dhe protesta është për ti kërkuar vëmendje anëtarëve të këshillit për ti zbatuara.
Është hera e parë që psikologët janë të bashkuar për të njëjtin qëllim. Cilësia jonë e shërbimit është absolutisht e garantuar dhe në çdo situatë që është përballur Shqipëria ne jemi në krye të detyrës. Nesër do jetë një protestë simbolike që përshkallëzohet në një protestë të dytë nëse nuk arrijmë synimin. Nëse në 14 anëtarët e këshillit nuk do ndërmarrin hapat e duhura protesta e dytë do të jetë më e madhe. Protesta nesër mesazh për anëtarët e këshillit sepse nuk kemi president aktualisht. Asnjë psikolog se bojkoton punën, do të ketë hapa ligjorë konkretë për mosveprim me dashje apo pa dashje kundrejt asamblesë.”, tha psikologia Adelina Pjetra.