Në ditën e çlirimit të Tiranës, historiani i njohur Paskal Milo rrëfen ngjarjet e asaj dite të 17 nëntorit të vitit 1944. Milo e quan luftën për çlirimin e Tiranës si betejën më të madhe të luftës nacionalçlimtare, që kurorëzoi atë fitore që 12 ditë më pas do t’i vinte vulën çlirimit përfundimtar të Shqipërisë. Dita kur trupat gjermane tërhiqeshin drejt Tiranës dhe u zunë në pritë nga forcat partizane, duke ndezur një betejë gjaku e zjarri për 24 orë rresht, përfundoi me bilancin tragjik të humbjes së jetëve të 2000 ushtarëve gjermanë dhe të afërsisht 300 partizanëve.
I pyetur se kush ishte lideri i fitores së luftës Nacionalçlirimtare, Milo shprehet se “Ata njerëz që udhëhoqën këtë luftë, dhe lufta antifashiste nacionalçlirimtare ka pasur institucionet drejtuese të saj, që nga Fronti, Këshilli, Shtabi Nacionalçlirimtar dhe në krye Partia Komuniste e Shqipërisë. Ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse pohojmë një të vërtetë, pavarësisht se na pëlqen apo nuk na pëlqen: historia duhet të shihet e trajtohet siç ka qenë në të vërtetë, dhe e vërteta është kjo; kemi një udhëheqje të luftës, e cila kishte në krye të saj një njeri me një emër të përveçëm që quhej Enver Hoxha. Ky është fakt historik”, – tha Milo, duke shtuar se “është detyrë për historianët që të merren me faktin historik, interpretimet janë gjë tjetër. Nëse do t’i hyjmë analizës historike është çështje tjetër”, tha Milo duke theksuar edhe rolin e Mehmet Shehut në çlirimin e Tiranës. “Mehmet Shehu është një figurë historike, si ushtarak i lartë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe ka dritëhijet e veta”, u shpreh Milo në intervistën për Report TV.
Paskal Milo: Çlirimi i Tiranës vulosi çlirimin e Shqipërisë! Enver Hoxha ishte lideri
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment