Historiani Paskal Milo ka reaguar lidhur me aktakuzat e Gjykatës Speciale të Hagës, ndaj Thaçit e Veselit, për krime lufte. Ai u shpreh se Vuçiç shkon në Washington me 3 fitore.
“Vuçiç shkon në Washington pas një fitoreje në zgjedhje. Së dyti, sapo ka ardhur nga një vizitë e beftë në Rusi, ku ka biseduar me Vladimir Putin dhe kuptohet qartë mesazhi që i jepet Washingtonit. E treta, është ajo që ndodhi sot në Prishtinë.
Këto tre fakte e bëjnë takimin në Washington të rrezikuar për Kosovën takimin. Them që sot, faktori shqiptar duhet bërë bashkë, pasi dëmtohet gjithë Ideali mbarëshqiptar”, tha ai për Ora News.