Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka folur për veprimet e fundit të Ramës që kërkon të ndryshojë kushtetutën duke hequrkoalicionet parazgjedhore.
I ftuar në Syri Tv, Milo u shpreh se Rama ka deklaruar deri më tani që nuk do heqë dorë nga 5 qershori dhe e respekton atë, por shtoi se kemi të bëjmë me një veprim antikushtetues dhe politik që kërkon të sigurojë favore para se të shkojë në zgjedhje.“Unë vazhdoj ta gjej të keqen që i ka ndodhur vendit te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe që nuk korrigjohen as sot. Është fare e qartë që PS ka ndryshuar 180 gradë në raport me listat e hapura. Por kuptohet që ka në mendje mëndje llogari të tjera. E thashë edhe njëherë që kemi të bëjmë me një veprim antikushtetues dhe që nuk e mbështes propozimin e Ramës“, tha Milo.