Familjet me fëmijë më të vegjël se 7 vjeç që janë rezidentë në lagjen e Notre-Dame dhe gratë shtatzëna duhet të bëjnë analizat tek autoritetet shëndetësore të Parisit për sasinë e plumbit në gjak.
Siç raporton ANSA, Vendimi është marrë pasi është zbuluar një rast i një fëmije me një sasi të lartë të plumbit. Enti shëndetësor që merret me pasojat e zjarrit që përfshiu katedralen më 15 prill, ka nisur një “hetim mjedisor” për të zbuluar në vendet më të frekuentuara nga fëmija me nivel të lartë të plumbit, përveç rastit të zjarrit.
Ky hetim ka qëllim të përcaktojë se “faktorët e ekspozimit ndaj plumbit” nuk ekzistojnë më. Të njëjtat autoritete saktësojnë se një nivel anormal i plumbit nuk përfshin ndonjë terapi të veçantë mjekësore.