Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasojat nga tërmeti, Veliaj: Zona e Kinostudios dhe ajo e Kombinatit do të rindërtohen

19:03 / December 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në një kohë shumë të shkurtër është bërë e mundur mbledhja e ndihmave të nevojshme si dhe akomodimi i të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti, në banesa me qira. Ai deklaron se Kinostudio dhe Kombinati do të rindërtohen.

“Tirana u kthye në një qendër të ndihmave edhe për zonat e prekura nga tërmeti për disa arsye. Së pari sepse Tirana akomodoi në kohë rekord qytetarët e saj. Janë rreth 5 mijë banorë. Patëm një diskutim mes nesh, thamë të lëvizim shpejt, t’i vendosim njerëzit në shtëpi me qira, kryesisht në lagjen e tyre. Në varfërinë e viteve të kaluara, njerëzit kanë bërë dëmtime pa vlerësuar dijen e nevojshme. Nëse shikojmë fshatrat që janë dëmtuar, vëmë re se janë dëmtuar ato shtëpi që janë më të vjetra, dhe jo dy shtëpi rreth saj. Disa dukuri natyrore si përmbytjet janë demokratike, katet e para i përmbyten të gjithëve. Ndërsa tërmetet nuk i dëmtojnë të gjithë njësoj. Ai që është hallka e dobët e shoqërisë, ai e vuan edhe më shumë. Ndaj e them që ky është oportunitet për t’u bërë më të mirë, për të ndihmuar, për të ndërtuar nga e para lagjet në Kombinat dhe Kinostudio. Ndaj them ky është një moment reflektimi, dhe për të bërë pak paqe me natyrën”, u shpreh Veliaj.

kinostudio kombinati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.