Babai i Naim Murselit, është pyetur nëse i biri ka pastruar paratë e politikanëve, thotë se Naimi ka punuar që 14 vjeç dhe se s’ka luajtur kurrë kumar.
Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?
Shaban Murseli: Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.
Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vërtetë është kjo?
Shaban Murseli: Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën.
A ke dijeni në lidhje me mundësinë e borxheve?
Shaban Murseli: Ato kurrë, s’ka luajtur he s’di të luajë. Nuk është e vërtetë. Madje i ka urryer.