Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasuri e pajustifikuar dhe lidhje me krimin, kreu i Gjykatës Shkodër nuk kalon vettingun

13:14 / January 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Zefi vetting
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër kryetar gjykate rrëzohet nga vetingu. Bëhet fjalë për Arben Zefin, kryegjyqtarin e Shkodër, i cili ngeli në filtrin e trefishtë të kontrollit. Referuar raportit të Komisionit, rezultoi se Zefi jo vetëm nuk justifikonte dot pasurinë, por se u gjetën edhe lidhje të tij me eksponentë të krimit të organizuar. Ndërsa mori vlerësime negative edhe sa u përket aftësive profesionale. Por, ndryshe nga të gjithë gjyqtarët që deri më tani se kanë kaluar me sukses testin e vettingut, Arben Zefi pak orë përpara vendimit  paraqiti dorëheqjen.

Vlerësimi për Zefin u bë mbi bazën e dy kritereve atë të pastërtisë së figurës dhe pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin, por as edhe të ardhurat e blerjes së automjeteve.

Mes tjerash sipas KPK-së, kryegjyqtari i Shkodrës nuk ka deklaruar edhe shumën prej 50 mijë euro të marra kredi si dhe nuk ka bërë deklarimin e automjetit të blerë nga bashkëshortja. Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.

Pohimet dhe të dhënat e KPK-së  janë mbështetur edhe nga DSIK, sipas të cilit Zefi është i përfshirë në veprimtari jo të ligjshme.

vetting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.