Si kjo tavë me patëllxhanë të mbushur, vështirë se keni provuar më parë! Kjo për faktin se është përgatitur në tavën fantastike nga Delimano dhe kombinimi me orizin e djathin e grirë josh shqisat tuaja deri në sekondat e fundit.
Përbërësit
- 3 patellxhane (të mëdhenj)
- 100 gr salce domatesh
- 200 gr oriz
- 2 gota uje
- Koper
- Majdanoz
- 200 gr djathe i bardh
- 1 domate (të prerë në feta të holla)
- vaj ulliri
- kripe
- piper
Përgatitja1Prisni përgjysmë patëllxhanët dhe u hiqni tulin. I vendosni në tavën nga Delimano, pasi i keni lyer më parë me vaj ulliri. I rregulloni me kripë dhe i fusni në furre.2Ndërkohë prisni tulin e patëllxhanëve në kubikë dhe i skuqni në tigan bashkë me qepën. Shtoni salcën e domateve , kripë dhe piper. I trazoni mirë.3Tani shtoni orizin dhe ujin. I lini për disa minuta dhe më pas i shtoni koprën dhe majdanoz.4. Mbushni patëllxhanët me masën që përgatitët. Sipër i shtoni djathin e grirë dhe nga një fetë domate.5Vendosni në furre për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius. Koha për ta shijuar recetën!