Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pati paditur qytetarin nga Lushnja, SPAK bën lëvizjen e fundit ndaj kirurgut Edvin Prifti

21:48 / February 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edvin Prifti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka tërhequr nga prokuroria e Tiranës kallëzimin që mjeku Edvin Prifti ka bërë në muajin dhjetor 2020, ndaj qytetarit nga Lushnja, Leonard Selmanaj.
Tashmë çështja e korrupsionit dhe dy kallëzimet e ndërsjellta të kryera nga Selmanaj dhe mjeku Prifti, janë bashkuar dhe po hetohen në një çështje të vetme, raporton gazetari Elton Qyno.

Fillimisht dosja është regjistruar në prokurorinë e Tiranës, për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”, pasi sipas mjekut Edvin Prifti, ishte qytetari nga Lushnja, Leonard Selmanaj që ishte kthyer në një problem serioz, duke e kërcënuar në telefon.

Konflikti mes qytetarit dhe mjekut ka nisur në momentin kur personi që ishte operuar disa muaj më parë, ka ndërruar jetë pasi dyshohej se ishte infektuar me Covid-19.

Në këto biseda, qytetari Leonard Selmanaj e kërcënon me jetë doktorin Prifti me qëllim që ky i fundit t’i kthente një shumë monetare që sipas tij i kishte dhënë doktorit për kryerjen e operacionit të nënës. Si pasojë e këtyre shqetësimeve, burime pranë prokurorisë së Tiranës, thonë se kardiologu, Edvin Prifti, ka zhvilluar dhe një takim me kryepolicin Ardi Veliu, të cilit ia ka treguar të gjithë zanafillën e problemit me qytetarin.

Tashmë çështja e kallëzimit të doktorit, qytetarit nga Lushnja dhe çështja e korrupsionit, po hetohet në një dosje të vetme nga prokurori, Altin Dumani.

fundit levizjen prifti SPAK-ut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.