Tekniku i Burrelit Saimir Patushi vijon stërvitjen me kapacitet të plotë të skuadrës matjane, me synimin e vetëm që tifozët të shijojnë ndeshje të bukura dhe rezultative.
Në një pronomcim për tirananwes.al Patushi shprehet se gjendja e skuadrës është e kënaqshme dhe po punohet fort që lojtarët dhe repartet të bashkëveprojnë mes tyre.
“Lojtarët kanë ardhur nga ekipe të ndryshme, kanë mentalitete të ndryshme. Kanë nivele të ndryshme përgatitje tekniko-taktike. Ne synojmë që të unifikojmë grupin dhe ky konsolidim me siguri do të bëjë që rezultatet tona të vijnë në rritje”, sqaroi trajneri burrelas.
I pyetur për ndeshjen e kësaj të shtune me Tomorin e Beratit në “Liri Ballabani” Patushi tha se është i informuar për gjendjen e skuadrës mike dhe sipas tij ajo duhet vlerësuar, por Burreli është i vendosur ta bëjë maksimumin në çdo ndeshje, si në fushën vendase dhe në transfertë, duke i menduar përballjet si ndeshje finale.
“Ku do të pëqëndrohet loja e Burrelit në këtë përballje?” ishte pyetja e radhës. Trajneri Saimir Patushi nënvizoi se skuadra do të luajë si një e tërë. “E rëndësishme, tha ai, është zgjidhja mirë dhe shpejt e situatave pranë portës kundërshtare. Do të përpiqemi me të gjitha mundësitë dhe aftësitë tona që të kënaqim tifozët që pritet të jenë të shumtë në këtë ndeshje”, tha Patushi.