Sajmir Patushi, trajneri i sapoemëruar te Burreli ka mbërritur në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit verlindor dhe është takuar me drejtuesit e klubit, administratorin Bajram Ballabani dhe drejtorin teknik të matjanëve Klevis Gjoka.
Mësohet se zëvendësi Patushit do të jetë Endri Kaca ndërsa trajner i portierëve është caktuar Marjan Lleshaj. Sezonin e kaluar këto poste i mbanin Renato Hoti dhe Kastriot Rama.
Lidhur me objektivin që do të ketë ekipi për sezonin e ri, pritet që ai të vendoset pas grumbullimit të skuadrës dhe takimit që do të kenë drejtuesit e rinj me kryetarin e bashkisë Agron Malaj.
Me 20 korrik mendohet që matjanët të nisin përgatitjet për kampoinatin 2021-2022.