Dashuria po triumfon mes Lelës dhe Leos. Pas një pauze disa ditore, pas Prime çifti u panë më pranë njëri-tjetrit. Afrimiti u bë edhe pas suprizës që iu bë Lelës nga nëna e saj, e cila pasi takoi edhe Leon, u tregoi që dëshiron që ti shikojë veç mirë dhe bashkë.
Leo dhe Lela duket se më në fund janë në një lidhje serioze brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ata e konfirmuan lidhjen e tyre sa ishin në dhomën e lavanderisë, ndërsa Lela i dhuroi puthje Leos.
Për këtë vendim të tyre duket se është gëzuar edhe Driloni, i cili tha se është i lumtur. “Urime, jam gëzuar për juve. Mirë ka ecur cdo gjë për ty, edhe nëse del prapë je mirë”, i tha Driloni, Leos.