Dje një grup alpinistësh nga Kukësi,Tirana dhe Kosova ngjitën majën e Pashtrikut 1986 m për nder të Pavarësisë së Kosovës. Rreth 50 alpinistë morën pjesë në këtë marshim, ku nuk munguan as urimet nga alpinistët për Pavarësinë e Kosovës . Mali i Pashtrikut është i zhveshur dhe shkëmbor, me forma karstike dhe me pak ujë sipërfaqësor. Dy të tretat e malit i përkasin Shqipërisë. Pashtriku është i vendosur në verilindje të Shqipërisë, ndërsa qyteti i Krumës është i pozicionuar në krah të tij. Pjesa tjetër, pra një e treta e malit është në Kosovë dhe është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Fshati Gjonaj është pozicionuar në krah të malit. Kjo ishte arsyeja pse alpinistët vendosën për të ngjitur majën e Pashtrikut pasi është mali i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.