Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD akuza qeverisë për gjendjen energjetike: Shitën energjinë me 10 lekë dhe e blenë 3-fish më shtrenjtë

16:44 / February 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BOZDO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë të PD, Enno Bozdo akuzon qeverinë se nuk ka arritur të menaxhojë siç duhet Kaskadën e Lumit Drin.

Duke u bazuar në raportin e KLSH-së, ai shprehet se në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit, pasi ka audituar menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin, konkludon se gjatë periudhës maj-gusht 2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Raporti saktëson se në muajt maj-tetor të vitit 2021, rezerva energjetike e Kaskadës së Drinit u zvogëlua me mbi 3 herë, nga 1400 GWh në 440 GWh.

Gjatë kësaj periudhe, KESH furnizoi OSHEE-në me 30% të të gjithë sasisë së kontraktuar për vitin 2021. Çmimet e energjisë në bursë në këtë periudhë nuk e kalonin nivelin e 60 euro për MWh.

Por në tetor, pasi nuk ishim me asnjë pikë uji në rezervuaret e HEC-eve, çmimet në tregun botëror ishin thuajse trefishuar.

Pra, për ta thjeshtuar, shitën të gjithë energjinë me 10 lekë, dhe u detyruam ta blejmë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkut kohor të tre muajve. Në vetëm tre muaj, shqiptarët u varfëruan 3 herë dhe sigurisht dikush tjetër u pasurua 3 herë.

Kjo situatë katastrofike solli që në 3 tetor 2021, Edi Rama, në një dalje solemne të tij, të deklaronte krizën energjetike në vend:

Siç e ndoqët, faji, sipas Ramës është i yjeve, por aspak i qeverisë. Edi Rama i ftoi shqiptarët të kenë solidaritet me qeverinë e tij, por ai nuk u tha atyre se qeveria e tij boshatisi pa asnjë shkak rezervuaret e HEC-eve në Drin. Ai nuk u tha shqiptarëve se në qoftë se kjo nuk do të kishte ndodhur, rezerva jonë energjetike do të ishte në maksimum, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme, por edhe për të eksportuar energji me çmime të larta jashtë vendit.

Në vend të kësaj, fajin ia vuri luftës, pandemisë dhe kujtdo tjetër.

Por nuk mbaron me kaq. Për të përballuar dëmin e kësaj hajdutërie, qeveria i dha KESH-it 360 milionë euro nga paratë tona. Ndërkaq Rama u kujdes që ata, të cilët shkaktuan këtë katastrofë financiare, të ruanin pozicionet drejtuese në KESH. Solidariteti mes hajdutëve funksionon gjithmonë.

Pavarësisht kësaj, KESH doli me humbje prej 230 milionë eurosh edhe në vitin 2022. Në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji.

Ndërkaq, dy anijet ‘shpëtimtare’ që do të ndotin Vlorën duke prodhuar energji, qëndrojnë ende të ankoruara në Portin e Vlorës pa bërë absolutisht asgjë. Qiraja ditore që shqiptarët paguajnë për këto dy anije është rreth 90 mijë euro në ditë, dhe në fund të periudhës dyvjeçare, ne do të paguajmë rreth 65 milionë euro në total, pa u vënë asnjëherë në punë.

Ja pra, këto janë faktet lakuriq. Sepse mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK-u nuk e sheh. 

Cikli ‘pushtet për të vjedhur para’ dhe para’ për të blerë pushtetin’ do të marrë fund.  Për shkak të këtij cikli, shqiptarët u varfëruan, u poshtëruan dhe u përzunë nga vendi. Nuk ka më asnjë mundësi, me apo pa McGonigal-ë, me apo pa media të blera, me apo pa ‘çunat e mirë’ të krimit, të mposhtësh Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nga Jugu në Veri, nga Drini në Vjosë, shqiptarët e plaçkitur duhet t’i dalin zot Shqipërisë së përdhunuar!”, deklaroi Eno Bozdo.

energjia Enno Bozdo shpenzime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.