Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD çeli fushatën, Açka-Bardhit: O heroi im pse të lanë dje në fund të rreshtit?

15:13 / April 12, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1744462990x176845100 1375998526099967 4262382640400472959 n 417
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Flutura Açka ka komentuar fushatën e PD. Ajo hedhur dyshime se mes Gazment Bardhit dhe Sali Berishës nuk është më bashkëpunimi i mëparshëm. Duke iu referuar mitingut hapës të fushatës elektorale, Açka shkruan se “mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fund të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm”.

Reagimi i Flutura Açkës

O hero, ty par(t)ia nuk të do!

Shënimi i orës 12.00

30.

Me mitingun e djeshëm të hapjes se fushatës së PDs po merren shumë përshkrues, dhe në të vërtetë, ke shumë çfarë të thuash.

Por unë do ta kursej gjykimin tim në respekt të mijëra demokratëve, të cilët, me hir a pahir, me dëshirë a detyrim, me besim a dyshim, janë sot të ndarë në copa dhe në kurthin politik të dy personazheve që i mbajtën, i votuan, i përkëdhelën dhe i durojnë ende: Sali Berisha e Lulzim Basha.

Mua më shqetëson heroi im, ndaj të cilit, plot katër vite më parë, siç edhe shihet nga fotoja e një dite prilli 2021, kam pasur besim të plotë.

Nuk e njihja, as sot nuk mëtoj se e njoh ndonjëfarë, pasi është e prej atyre personazheve që të tjera flet dhe të tjera mendon, të tjera bën dhe të tjera do të donte të bënte. Politikisht flas, gjithnjë.

A është kjo e mirë apo e keqe në politikë, iu mbetet demokratëve që ta gjykojnë, veçmas më 12 maj, në varësi të asaj çdo të prodhojë strategjia e këtij heroi (dhe e ca bythecëve të tij) pas majit të vitit 2023, ose më herët, qysh nga darka e Ukës së dhjetorit 2022, ose edhe më herët, nga shtatori 2021.

Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fund të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm.

Ç’të gjeti, babam?

Madje, kur erdhi fjala qe të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021.

Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim?

A nuk është më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë?

Të jetë, vallë, duke projektuar ndonjë strategji shpëtimi nga ky turp politik ku e futi veten, dhe ne të gjithë bashkë?!

Të jetë, vallë, duke përgatitur ndonjë puç alla kalamajsh që luajnë me topa lufte?

Aferim! Por atë, burrin që hedh diell dhe lëshon breshër kur të dojë mbi PD-në, i cili ty, një Zot e di se si të korruptoi (politikisht), e quajnë Sali Berisha!

Gjithsesi, suksese!

Açka bardhi Berisha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.