Ndonëse Opozita i ka sulmuar vazhdmisht oligarkët, sot nuk e ka patur aspak probleme të ulet krah njërit prej tyre.
Është fjala për Bashkim Ulajn, një nga personazhet më të përfolur në botën e biznesit për shkak të mega-skandalit të Unazës së Re.
Për Unazën ka nisur një hetim prej thuajse një viti por Ulajt “s’i ka hyrë gjemb në këmbë” dhe vazhdon tëresisht i lirë dhe i pashqetësuar aktivitetet e bizneseve të tij.
Në këtë foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, biznesmeni ka pirë një kafe me ish deputetët e opozitës ku bien në sy, demokratët Ridvan Bode, Albana Vokshi, e LSI-sti, Luan Rama.
Kujtojmë se edhe Avdjol Dobi, djaloshi 26-vjeçar i cili figuronte si përfaqësues ligjor i kompanisë “DH-Albania”, degë e kompanisë së huaj “D-Haberman”, regjistruar në Dalaware, vazhdon të shijojë lirinë e tij pasi autoritetet ende nuk kanë mundur ta arrestojnë.
Hetimet nisën në dhjetor ta vitit 2018 nga prokurorja Elisabeta Imeraj e cila duket se ka “ngecur” dhe nuk ka mundur të bëjë asgjë për personat përgjegjës të këtij mega-skandali që do çonte në xhepin e mashtruesce në mënyrë tërësisht korruptive e të paligjshme 18 mln euro.