Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD do mocion me debat për trafikun e drogës, Spiropali: Shqipëria jo narkoshtet, por vend që ka çelur negociatat me BE

17:49 / April 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 04 15 at 17.35.33
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë u mbajt mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetarëve, ku PD ka kërkuar mocion me debat për çështjen e trafikut të drogës. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është shprehur se “mocionet me debat nuk mund të jenë manuale denigrimi, cënimi të personalitetit apo shpifjeve”, duke shtuar se diçka e tillë ndodh prej 33 vitesh.

“E di që është bërë zakon dhe vijimësisht përdoren jo vetëm familjarët, por kushdo I lidhur me një politikan të kësaj shumice apo kësaj qeverie për t’u bërë mish për top i diskutimit të përditshëm, dhe kjo nuk ndodh sot, por ndodh këtu e 33 vjet, që kur ai që ështe në ballkon, ishte në krye”. Në fjalën e saj Spiropali gjithashtu tha se Rregullorja i kërkon kryetares së Kuvendit mos t’i zhvillojë mocione te tilla qesharake.

“E para dhe mbi të gjitha, ky rend dite siç ka ardhur në Konferencë të Kryetarëve, nuk kalon për ne. Për t’i hyrë pak më në thelb, ne anashkalojmë një nen të rregullores që thotë se Kryetari I Kuvendit ka të drejtë te refuzojë interpelnca, mocione e kërkesa kur janë formuluar me fjalor të pahijshëm, paraqisin çështje që nuk janë përgjegjësi e Këshillit të Ministrave, cënojnë nderin, jetën private dhe personalitetin e një individi, etj”,-tha ministrja.

Ndër të tjera ajo ju përgjigj akuzave të deputetëve të cilët e cilësuan Shqipërinë si narkoshtet, duke thënë se kjo gje ndodh vetëm në ëndrrat e tyre. “Shqipëria nuk është një narkoshtet, por është një vend që ka çelur negociatat me Bashkimin Europian. Është një vend që ka bërë përparime në 33 kapituj duke plotësuar kriteret. Është një vend që sot mirëpret mbi 10 milion turist dhe situata e sigurisë është ajo që thonë shifrat, jo ajo që thoni ju. Partnerët tanë nuk na quajnë një narkoshtet, përkundrazi, na quajnë një vend të sigurt. Narkoshtet është vetëm në makthet e atij në ballkon”,–tha ministrja.

Spiropali tha ndër të tjera se mazhoranca nuk i komenton vendimet e gjykatave, ndryshe nga opozita që sulmon Gjykata e Prokurorë sa here që ka një çështje kundra tyre. ”Kjo gjuhë e kthen edhe Parlamentin në një kazan të një diskutimi i cili nuk synon të vërtetën, nuk synon të gjejë zgjidhje, nuk synon as alternativa më të mira, por synon vetëm të denigrojë kundërshtarët, familjarët e tij apo të saj me ç’të mundet dhe në çdo kohë. Edhe pse disa persona e kanë marrë dënimin e tyre, ju prapë doni t’i bëni gjyq publik. Ne nuk komentojmë vendime gjykatash. Ndërkohë që ju, sa herë Gjykata jep një vendim kundër jush, dilni dhe i sulmoni gjykatat”.

Droga spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.