Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“PD do të ketë strukturë të re”, deputetja Pampuri: Berisha non-grata s’mund të na çojë askund

16:49 / August 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 633d190da8ebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka komentuar situatën brenda forcës politike që përfaqëson.

Pampuri foli në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së PD që u zhvillua dje, duke thënë se diskutimet e kryera dje do të bëhen publike gjatë Kuvendit Kombëtar që do mbahet të shtunën.

E pyetur në lidhje me situatën e deputetëve pranë Gazment Bardhit, ajo u shpreh se ky i fundit ka pasur gjithë mbështetjen e Lulzim Bashës dhe PD-së, ndërsa tha se për largimin e tij mund të flasë vetëm ai.

Sa i përket grupit të Rithemelimit, të udhëhequr nga Sali Berisha, Pampuri tha se nuk ka asgjë personale me të, por shpallja e tij “non-grata” ai “nuk mund ta çojë partinë askund”.

“Të gjitha do bëhen të ditura gjatë Kuvendit të PD. Kemi diskutuar pika të statutit dhe janë diskutuar mes nesh edhe ndryshimet. Kuvendi do ketë edhe zgjedhjen e këshillit të ri. Këtu nuk ka hakmarrje. Pas këshillit, do ketë zgjedhje për të gjitha strukturat e partisë. Nuk ka lidhje me Bardhin për të hequr kompetencat e tij. PD do ketë një strukturë të re.

Në këto 30 vite ata që bëjnë moralistin duke fajësuar kryetarin për humbjen, kanë humbur edhe vetë dhe tani rishfaqen si alternativa e së ardhmes. Edhe Basha ka qenë në atë qeveri, por nuk mund të thuhet nëse do jetë në PD nëse humb apo jo zgjedhjet. Kjo është gjëja më pak e rëndësishme.

Bardhi ka qenë nga më të mbështeturit nga Basha dhe anasjelltas. Si ka mundësi që në një moment ai nuk bindet. Për këtë mund të flasë vetëm ai. Bardhi ka pasur gjithë mbështetjen në parti.

Unë nuk kam gjë personale me Berishën, nuk kam bashkëpunuar me të kurrë. Por nga momenti që shpallsh non-grata dhe kjo izolon partinë, dhe kërkon të jesh kryetar, ku mund ta çosh këtë parti?

Kjo u pa edhe në 14 maj. Nëse një prej nesh në atë grup ka marrë pjesë në tendera, korrupsion apo bashkëpunim me Ramën, do kishte dalë një dokument, por s’mund të jesh patericë e Ramës kur qëndron në parti dhe je mbështetëse e saj prej kohësh”, u shpreh ajo ndër të tjera në studion e News24.

Orjola Pampuri Partisë Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.