Grupet në PD janë bashkuar, dhe kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor në lidhje me dosjen “McGonigal” që për ta prek edhe kryeministrin Edi Rama. Mëngjesin e sotëm, deputetët e PD-së, Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi dorëzuan zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.
“Do e nxjerrim Ramën nga aty ku është fshehur. Në mënyrë të çuditshme del nga skype dhe mundohet që të justifikohet. Jo vetëm komisioni do t nxjerrë nga kamarja por edhe protesta e 11 shkurtit.
E dimë shumë mirë se nuk duan që ta pranojnë, por rregullorja e përcakton qartë kur ¼ kërkon ngritjen e komisionin është detyrë e Kuvendit që ta pranojë. Do të vijë si çeço dhe do të përgjigjet para këtij komisioni. Është detyrim ligjor dhe kushtetuese”, tha Boçi.