Sa herë Partia Demokratike ka ndonjë hall me ndërkombëtarët, nxjerr në skenë Doris Pack.
Këtë radhë ka sulmuar raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, pas deklaratave të ashpra të këtij të fundit, ndaj opozitës.
“Knut Fleckenstein, gjykimi i opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja.
Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin.
Kam turp nga ti”, shkruan Pack.