Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD i fton për bashkëpunim në garën për Tiranën. Qori, Lapaj dhe Shehi shprehin qëndrimet e tyre

17:17 / September 26, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1758898872xbefunky collagedfg 458
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme ftesës së deputetit demokrat, Belind Këlliçi, për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat të vetëm për Bashkinë Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen së shpejti.

Në emisionin ”NewsRoom”, Qori u tregua i prerë në përgjigjen e tij, ku mohoi kategorikisht një bashkëpunim me Partinë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale. Qori tha se vetëm Lëvizja Bashkë është partia opozitare që lufton në të gjitha mënyrat qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por edhe gjithë sistemin politico-ologarkik të krijuar në Shqipëri. Nga ana tjetër, Shehi dhe Lapaj, e lanë të hapur një mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike, por kjo sipas tyre mund të realizohet vetëm në kushte të caktuara, në rast të zgjedhjes së një kandidati të gjithëpranuar nga palët politike.

“Unë nuk mendoj se ka opozitë në Shqipëri, në kuptimin e një përbashkësie partish që i kundërvihen me ndershmëri një mënyre qeverisjeje. Opozita e mirëfillt, e vërtetë, jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër krejt establishmentit politkiko-oligarkik në Shqipëri, është Lëvizja Bashkë dhe për të gjitha këto arsye, Lëvizja Bashkë do të garojë si parti me kandidatin e vetë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kurdo që ato të mbahen”, tha mes të tjerash Qori.

“Ore unë do isha i lumtur të mbërrihej kjo punë dhe me atë gjënë time modeste po mundohem, të paktën me ndonjë ide. Varet nga personazhi që duan të vënë. Po u vu ndonjë djalë që tërheq, që ka një prestigj moral e politik, unë do i shkoja mbrapa me shumë kënaqësi. E kemi bërë këtë punë kur ka qenë Doktor Kosova dhe të tjerë dhe nuk ka qenë pa sukses fare. Por varet tani, nëse grupi i Berishës duan të vënë ndonjë nga ato që rrinë aty përqark, që nuk kanë hall të fitojnë zgjedhjet, por kanë hall që të përfaqësohen këto”, tha mes të tjerash Shehi.

“Po diskutojmë me të gjitha strukturat tona dhe do të kemi një mendim zyrtar për këtë gjë, por bashkimi duhej kundër sistemit. Ju e mbani mend para zgjedhjeve që i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithëve dhe mora baltë dhe sulm nga pas, deri te tradhtia. Por kush ishte më e rëndësishme, të çahej sistemi dhe të luftohej Edi Rama, apo të luftohet për Bashkinë për një vit që është mandati aty. Si mund ta fitosh bashkinë ti, duke pasur në qeveri atë aty. Tani do flasim të vërtetën?”, tha mes të tjerash Lapaj.

gare lapaj PD shehi Tirane zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.