Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kreu i KQZ u shpreh gjatë një interviste në “Kontrast” se nuk ishte vendim i vështirë, pasi gjendet lehtësisht në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se e paralajmëroi këtë situatë më shumë se 1 muaj më parë.
“Ka qenë një vendim shumë i vështirë për tu marrë në kuptimin e asaj çka përfaqëson por i lehtë në kuptim të asaj që si u prodhua ky vendim dhe besueshmëria. Në aspektin ligjor vendimi që lehtësisht e gjen në Kodin Zgjedhor. Është vendim që në një mënyrë ose tjetër e kam paralajmëruar rreth 1 muaj e pak më para dhe e kam thënë që PD duke parë e vlerësuar situatën ligjore në të cilën ndodhej, dukej ose kishte premisa që të ishte në situatën e mos regjistrimit si subjekt zgjedhor.”
Celibashi u shpreh se nëse Basha zgjedh që të firmosë deklaratën solemne edhe në këtë moment që PD është lënë jashtë, atëherë problemi zgjidhet dhe mund të futen në zgjedhjet e 14 majit.