Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

PD, ka mbetur “mes pyllit”

20:00 / September 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ajazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Artur Ajazi

As që e kishte menduar Sali Berisha, që Edi Rama do të rrinte kaq gjatë në pushtet. As që e kishte menduar ndonjëherë ai, se ky Edi Rama që fillimisht “nuk  u mbushte syrin”, do të merrte “fët e fët” mandatin e parë, të dytin, të tretin, të katërtin, dhe po pergatitet për të pestin…Duke mos gjetur rrugët e ardhjes në pushtet, dhe duke e ngatërruar Edin me Fatosin, Berisha dhe PD kanë mbetur si ai njeriu “mes pyllit”. Ka 13 vite e ca, që ç’nuk po bën, ç’nuk po ujdis, dhe provon të rrëzojë nga pushteti Ramën. Edhe vetë ai, e ka kuptuar se, me “gjatoshin nuk është e lehtë marrja e pushtetit”.

Dhe kjo, jo për për arsyet e Doktorit, por sepse Edi Rama e ka mundur dhe do ta mundë PD me punë të mbaruara, dhe jo me premtime katundi. Berisha nuk e ka kuptuar ende se, ka mbetur “mes pyllit” dhe nuk ka udhërrëfyes amerikan apo gjerman, ta nxjerrë atë faqebardhë në mexhilis. Në pushtet vihet me objektiva të qarta, vihet me besimin në premtimet e bëra, dhe jo mashtrimet e sajuara në kujtesën ë viteve të shkuara. Duke shtypur këdo që i sygjeron daljen nga “mesi i pyllit”, dhe duke dyshuar tek të gjithë, duket sikur Berisha ndjehet komod në opozitë.

E para, nuk ka moshë ti vijë vërdallë fushatave dhe përballjeve me Edi Ramën, dhe e dyta nuk ka argumente bindëse se, ardhja ë tij në pushtet do ti bënte mirë vendit dhe shqiptarëve. Akoma dhe sot shqiptarët nuk kanë harruar piramidat, gjakderdhjet e vitit 1997, grushtshtetin e 1998, 2001, apo dhe shkatërrimet e tjera, vjedhjet e pasurive publike dhe pronave, sa ata kishin pushtetin. Tanimë është e qartë se, rruga drejt pushtetit e PD-së, kalon mbi një mal të thepisur, që për moshën e Berishës, është “sport i pamundur”.

Sot vendi ka nisur udhën e madhe drejt progresit, ndertimit, rritjes ekonomike, integrimit, dhe nuk ka askush kohë të tepërt, të shkojë pas PD dhe Doktorit. Ata kanë mbetur atje “mes pyllit”, dhe kullandrisen mes tyre me shpresën se “një ditë ky gjatoshi do të ikë nga pushteti, pastaj do ta marrim ne pushtetin”. Kjo mendësi e ka shkatërruar  strukturalisht atë parti, e cila u krijua si parti e idealeve demokratike, dhe që sot është katandisur, si foleja e paprekshme e kryetarit Berisha.

Artur Ajazi mbetur Mes PD pyllit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.